FIFPRO, Kane mungon befasueshëm në formacionin ideal të vitit

10.11.2026 12:43

Fituesi i këtij viti i Topit të Artë dhe kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane, çuditërisht nuk është përfshirë në formacionin ideal të vitit

Fituesi i këtij viti i Topit të Artë dhe kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane, çuditërisht nuk është përfshirë në formacionin ideal të vitit, të përzgjedhur nga FIFPRO, ku votojnë futbollistë profesionistë nga 73 shtete. Ndërkohë, legjenda argjentinase Lionel Messi është përzgjedhur për herë rekord, të 18-tën, në formacionin më të mirë të vitit. Messi ishte pjesë e formacionit “World 11” për herë të fundit në vitin 2023, por paraqitjet e shkëlqyera në Kampionatin Botëror, ku udhëhoqi Argjentinën deri në finale, i siguruan rikthimin mes më të mirëve. Përkrah tij në repartin ofensiv janë Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal. 
 
Përveç Yamalit, në formacionin ideal për sezonin 2025/2026 janë përfshirë edhe tre futbollistë të tjerë të kombëtares spanjolle: Rodri, Pau Cubarsi dhe David Raya, të cilët gjatë verës fituan titullin e kampionit të botës. Interesant është fakti se portieri i Arsenalit, David Raya, gjatë Botërorit ishte zëvendësues i Unai Simonit nga Athletic Bilbao, i cili fitoi çmimin e portierit të vitit në përzgjedhjen e revistës “France Football”.
 
FORMACIONI “WORLD 11”
  • Portier: David Raya (Arsenal, Spanjë)
  • Mbrojtje: Pau Cubarsi (Barcelona, Spanjë), Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain, Marok), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain, Portugali)
  • Mesfusha: Jude Bellingham (Real Madrid, Angli), Rodri (Manchester City/Barcelona, Spanjë), Vitinha (Paris Saint-Germain, Portugali)
  • Sulmi: Erling Haaland (Manchester City, Norvegji), Kylian Mbappe (Real Madrid, Francë), Lionel Messi (Inter Miami, Argjentinë), Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë).