NBA, Miami rikthehet organizator i All-Star për herë të parë pas 38 vitesh

10.11.2026 12:45

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ndeshja All-Star e NBA-së, ligës më të fortë të basketbollit në botë, sezonin e ardhshëm pritet të zhvillohet në Miami....

Sipas raportimeve të mediave amerikane, ndeshja All-Star e NBA-së, ligës më të fortë të basketbollit në botë, sezonin e ardhshëm pritet të zhvillohet në Miami. Ky do të ishte vetëm rasti i dytë në histori që qyteti i Floridës organizon këtë spektakël basketbollistik, i cili zhvillohet në mesin e muajit shkurt. 
 
Deri më tani, Miami e ka organizuar këtë ngjarje vetëm një herë, në vitin 1990, gjatë sezonit të dytë të ekzistencës së skuadrës Miami Heat. Ndërkohë, këtë sezon, mikpritës i fundjavës All-Star, që do të mbahet nga 19 deri më 21 shkurt 2027, do të jetë Phoenix. Qyteti e fitoi këtë të drejtë pas rinovimit të fundit të arenës sportive.