NBA, 19 vjeçari Flagg shkëlqen me 43 pikë, Houston ndërpret serinë negative
10.11.2026 12:46
Mbrëmjen e kaluar në NBA, në program ishin tetë ndeshje....

Mbrëmjen e kaluar në NBA, në program ishin tetë ndeshje. Basketbollistët e Houston Rockets mposhtën në shtëpi Denver Nuggets me rezultatin 110-100, duke ndërprerë serinë prej dy humbjesh radhazi në NBA. Houstonin drejt fitores e udhëhoqën Kevin Durant me 23 pikë dhe Alperen Sengun me 20, ndërsa te Denveri më efikasi ishte Jamal Murray me 38 pikë. Houston renditet në vendin e gjashtë në Konferencën e Perëndimit me tetë fitore dhe tri humbje, ndërsa Denveri është në vendin e dhjetë me pesë fitore dhe katër humbje.
Ndërsa San Antonio Spurs vazhdon formën fantastike, duke regjistruar fitoren e nëntë radhazi. Spurs triumfuan në transfertë ndaj Phoenix Suns me rezultatin bindës 122-96. Ylli i kësaj fitoreje ishte Victor Wembanyama, i cili realizoi një paraqitje të jashtëzakonshme me 40 pikë, 11 kërcime dhe nëntë bllokime. Te Phoenix Suns, më i miri ishte Devin Booker me 32 pikë, ndërsa Khaman Maluach shtoi 11. San Antonio renditet i dyti në Konferencën e Perëndimit me nëntë fitore dhe dy humbje, ndërsa Phoenix mban vendin e 12-të me tri fitore dhe gjashtë humbje.
Në ndeshjet e tjera të NBA-së, Los Angeles Lakers u bënë skuadra e parë këtë sezon që arrin kuotën e 10 fitoreve. Lakers triumfuan në transfertë ndaj Atlanta Haëks me rezultatin 124-112. Fitore dramatike regjistroi edhe Dallas Mavericks, që mposhti Indiana Pacers me rezultatin 125-122, falë paraqitjes fantastike të talentit 19-vjeçar amerikan Cooper Flagg, i cili realizoi plot 43 pikë. Fitore arriti edhe Charlotte Hornets, që falë kontributit të dyshes Allen-Reid, me gjithsej 52 pikë, mposhti Cleveland Cavaliers me rezultatin 124-112.
