Sportet E Tjera
Majlinda Kelmendi shpallet xhudistja më e mirë e evropës
24.06.2015 15:53
Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), e cila është e shpallur më e mira e botës...

Kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi (52 kg), e cila është e shpallur më e mira e botës, është edhe xhuditja më e mirë e Evropës për vitin 2014.
“Jemi duke u përgatitur për mbrëmjen e sotme ku ne do të marrim pjesë në një Galla Mbrëmje që organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Me këtë rast Majlinda Kelmendi, do të shpallet xhudistja më e mirë Evropës për vitin 2014. Kjo është një nderë, por edhe obligim që të punojmë edhe më shumë për të arritur objektivat tona", ka thënë Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.
