Trump-i nominoi Kristi Mekormik për ambasadore në Maqedoninë e Veriut

10.11.2026 16:50

Presidenti amerikan Donald Trump...

Presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar Kristi Mekormik nga Kalifornia për ambasadore të ShBA-së në Maqedoninë e Veriut.

“Kristi Mekormik, nga Kalifornia, të emërohet ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”, thuhet në propozimin e Shtëpisë së Bardhë.

Mekormik është juriste me përvojë në administrimin e zgjedhjeve dhe mbrojtjen e të drejtave të votuesve. Ajo ka qenë anëtare e Komisionit Amerikan për Asistencë Zgjedhore nga viti 2014 deri në korrik të vitit 2026, ku tri herë ka ushtruar detyrën e kryetares.

Para kësaj, nga viti 2006, ka punuar si avokate në Departamentin për të Drejtat e Votuesve në Ministrinë amerikane të Drejtësisë, duke u marrë me shkeljet e ligjeve zgjedhore dhe rastet e diskriminimit në procesin e votimit.