Paçuku: Propozimi i VLEN-it për provimin e jurisprudencës është i papranueshëm
Paçuku tha se me propozimin aktual, sipas tij, gjuha shqipe po barazohet me gjuhët e tjera që nuk kanë status zyrtar, ndërsa po krijohet dallim mes gjuhës maqedonase dhe asaj shqipe.

Ylli Paçuku nga Forumi Rinor i BDI-së, në emisionin “ZOOM” në TVM2, ka kundërshtuar propozimin e VLEN-it për dhënien e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kërkuar që provimi të mundësohet plotësisht në shqip.
Paçuku tha se me propozimin aktual, sipas tij, gjuha shqipe po barazohet me gjuhët e tjera që nuk kanë status zyrtar, ndërsa po krijohet dallim mes gjuhës maqedonase dhe asaj shqipe.
Ai theksoi se janë në komunikim me organizatorët e protestave, përkatësisht studentët, të cilët, sipas tij, nuk e konsiderojnë të pranueshme zgjidhjen e propozuar.
“Është jokorrekte që Qeveria të vazhdojë me këtë zgjidhje pa u dakorduar me studentët. Ne jemi për provimin e jurisprudencës 100 për qind në gjuhën shqipe”, deklaroi Paçuku në emisionin “ZOOM” në TVM2.
