Arbnor Maliqi: Të rinjtë duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes, VLEN është duke punuar në këtë drejtim
10.11.2026 23:24
“E kemi parë si nevojë të kohës që të rinjtë të kenë besim te politika dhe të mos jenë vetëm si spektatorë dhe nëpër fushatat zgjedhore si dekor politik”, u shpreh Maliqi.

Arbnor Maliqi nga Forumi rinor i VLEN-it në emisionin “ZOOM” në TVM2 ka theksuar nevojën që të rinjtë të kenë rol më të madh në politikë dhe në proceset vendimmarrëse, duke mos u trajtuar më si dekor gjatë fushatave zgjedhore, siç ka ndodhur në të kaluarën.
“E kemi parë si nevojë të kohës që të rinjtë të kenë besim te politika dhe të mos jenë vetëm si spektatorë dhe nëpër fushatat zgjedhore si dekor politik”, u shpreh Maliqi.
“Ne si VLEN jemi duke punuar shumë në këtë drejtim. Kemi aktivizuar dy Këshilla lokal rinor, një në Tetovë, ndërsa jemi duke finalizuar Këshillin rinor në Çair. Është një hap që të rinjtë të kyçen drejtpërdrejt në buxhetin e komunave ku garantohet me ligj 0.1 për qind për Këshillat rinor, si dhe të iniciojmë dhe avancojmë çështjen e të rinjve”, deklaroi Maliqi nga VLEN.
