Paçuku: Ku mbetën premtimet e VLEN-it për bankën shqiptare, ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat…

10.11.2026 23:56

Paçuku përmendi disa nga premtimet e VLEN-it gjatë fushatës, për të cilat kërkoi llogaridhënie, si ndarja e nga 10 mijë eurove për çdo qytetar, themelimi i një banke shqiptare, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, si dhe ndryshimet kushtetuese.

Ylli Paçuku nga Forumi Rinor i BDI-së, në emisionin “ZOOM” në TVM2, ka kritikuar VLEN-in, duke e akuzuar se po zbaton programin dhe premtimet e VMRO-DPMNE-së, ndërsa nuk po realizon zotimet e veta elektorale.

Paçuku përmendi disa nga premtimet e VLEN-it gjatë fushatës, për të cilat kërkoi llogaridhënie, si ndarja e nga 10 mijë eurove për çdo qytetar, themelimi i një banke shqiptare, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, si dhe ndryshimet kushtetuese.

“Ju realizoni premtimet dhe programin e VMRO-së. Nëse e hapim tani programin e VLEN-it, aty kanë qenë 10 mijë euro për çdo qytetar, banka shqiptare, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ndryshimet kushtetuese. Ku janë këto premtime?”, u shpreh Paçuku.