Maqedoni
Tuhina e Kërçovës ndihmon “Lagjen e trimave”
24.06.2015 16:23
Një grup donatorësh nga fshati Tuhinë i Kërçovës, sot kanë vizituar “Lagjen e trimave” në Kumanovë, duke u solidarizuar me banorët...

Një grup donatorësh nga fshati Tuhinë i Kërçovës, sot kanë vizituar “Lagjen e trimave” në Kumanovë, duke u solidarizuar me banorët e kësaj lagje pas përleshjeve të armatosura të 9 dhe 10 majit.
Me këtë rast, ata në shtabin e emergjencës sollën një ndihmë financiare për banorët e lagjes.
Ndërkohë, në “Lagjen e trimave” është duke vazhduar aktiviteti për pastrimin e terrenit nga gërmadhat e mbetura të shtëpive të dëmtuara gjatë përleshjeve të armatosura.
Pas pastrimit të terrenit pritet në xhirollogaritë e banorëve të derdhen edhe mjetet financiare në formë kompensimi për dëmet e shkaktuara.
NEXHAT AQIFI
