Në “Gongun e Artë” do të marrin pjesë 70 boksierë

11.11.2026 14:48

Në edicionin jubilar të 55-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”...

Në edicionin jubilar të 55-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë”, i cili do të zhvillohet nga 13 deri më 15 nëntor, janë paraqitur 70 boksierë nga jashtë vendit, përkatësisht nga 17 shtete. Nga Maqedonia, deri më tani, janë paraqitur tre boksierë. Përveç përfaqësuesve të Maqedonisë, pjesëmarrja është konfirmuar edhe nga boksierë të Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bjellorusisë, Bullgarisë, Kosovës, Lituanisë, Moldavisë, Sllovenisë, Serbisë, Turqisë, Ukrainës, Hungarisë, Kroacisë dhe Spanjës. Garat do të zhvillohen në konkurrencën elitare, duke vazhduar traditën e pasur të “Gongut të Artë” – turneut që prej dekadash bashkon rivalitetin sportiv, miqësinë dhe dashurinë për boksin.
 
Programi i ndeshjeve:
  • 13 nëntor (e premte), nga ora 14:00 – ndeshjet çerekfinale;
  • 14 nëntor (e shtunë), nga ora 14:00 – ndeshjet gjysmëfinale;
  • 15 nëntor (e diel), nga ora 17:00 – ndeshjet finale.
 
Federata e Boksit e Maqedonisë i fton të gjithë dashamirët e sportit të jenë të pranishëm në këtë edicion jubilar, të mbështesin përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të shijojnë tri ditë të mbushura me duele emocionuese të boksit. Turneu do të zhvillohet në sallën e rinovuar sportive “Rasadnik” në Kisella Vodë. Fituesi i edicionit të kaluar të “Gongut të Artë”, Alen Rustemovski, nuk do të ketë mundësi ta mbrojë trofeun, për shkak të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian U-23 në Poreç të Kroacisë, nga 14 deri më 25 nëntor.