Humbje për përfaqësuesen e futsallit në transfertën në Finlandë

11.11.2026 14:51

Në paraqitjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall pësoi humbje me rezultat 6:1 në transfertën ndaj Finlandës...

Në paraqitjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall pësoi humbje me rezultat 6:1 në transfertën ndaj Finlandës. Serinë e golave e hapi Lasse Lintula në minutën e tretë. Vetëm dy minuta më vonë, Bojan Janev barazoi rezultatin në 1:1, ndërsa në minutën e 15-të, Sergei Korsunov i dha epërsinë Finlandës, 2:1.
 
Në minutën e 20-të, Matin Ahmadi e ngriti epërsinë në 3:1, ndërsa në minutën e 23-të, Aleksi Piritijoki shënoi golin e katërt për vendasit. Në minutën e 35-të të ndeshjes, Antti Koivumäki realizoi për rezultatin 5:1, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Lintula në minutën e 36-të.
 
Në fund të ndeshjes, Maqedonia pati mundësinë të shënonte edhe golin e dytë, por Jakup Ramadan nuk arriti të realizonte nga pika e bardhë. Në xhiron e dytë, Maqedonia do të jetë nikoqire e Spanjës. Ndeshja është caktuar të zhvillohet më 8 dhjetor.