Maqedoni

Komuna e Aerodromit në Shkup, është hapur ekspozitura e Bankës ALTA

11.11.2026 14:54

Është hapur një ekspoziturë e Bankës ALTA në lagjen Aerodrom të Shkupit...

Është hapur një ekspoziturë e Bankës ALTA në lagjen Aerodrom të Shkupit, ku qytetarët mund të tërheqin paratë e tyre në sportele brenda shumës së lejuar. Aktualisht kjo është ekspozitura e parë e hapur në Shkup pas vendosjes së përkohshme të bankës në administrim. 
 
“Banka shkon drejt falimentimit, të themi. Kemi frikë mos t’i humbim paratë. Qytetarët e shihni se si presin radhë për t’i tërhequr paratë?”, - tha një qytetar.
 
“Jo, nuk pres zgjidhje të shpejtë të problemit.”, - tha një qytetar.
 
Banka Popullore lehtëson më tej kufizimet për klientët e Bankës ALTA ShA Manastir. Kompanitë që në tre muajt e fundit kanë paguar rrogat e punëtorëve përmes kësaj banke, do të mund të vazhdojnë normalisht t’i përdorin shërbimet. Shuma e mjeteve që kompanitë do të mund të përdorin nga llogaritë e tyre për lëshimin e pagave mund të jetë deri në 5% më e lartë se shuma e përgjithshme e pagave të paguara në muajin tetor. Lehtësim do të kenë edhe qytetarët. 
 
“Me ndryshimet e reja u mundësohet edhe personave fizikë që të disponojnë plotësisht me hyrjet e reja të mjeteve financiare në llogaritë e tyre në Bankën ALTA ShA – Manastir, me kusht që këto mjete të vijnë nga llogari pagesash të hapura në banka të tjera ose te ofrues të tjerë të shërbimeve të pagesave. Kjo do të thotë se qytetarët mund t'i përdorin pa asnjë kufizim në shumë mjetet që do t'u transferohen shtesë në bazë të këtij vendimi.”, - thanë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë.
 
Prej dje, përmes shërbimit elektronik bankar dhe shërbimeve telefonike, qytetarët mund t’i kryejnë shërbimet e tyre normalisht brenda normës së lejuar të parave.  Banka Popullore njofton se po e ndjek me kujdes situatën në Bankën ALTA dhe do të vazhdojë t'i përshtatë masat, duke marrë parasysh kushtet e funksionimit të bankës dhe nevojat e klientëve të saj. Prioritet, siç theksojnë nga Banka Popullore, mbetet mbrojtja e interesave të klientëve dhe lehtësimi gradual i kufizimeve, duke ruajtur njëkohësisht kontrollin e duhur mbi daljen e mjeteve financiare.
 
FITORE NAGAVCI