Botë
Video e re e ISIS-it, tregohen ekzekutimet brutale të të burgosurve
24.06.2015 16:58
Në një video prej shtatë minutash, terroristët e ISIS-it kanë shfaqur ekzekutimet e të burgosurve përmes tre metodave të tjera brutale, që nuk ishin parë deri më tani...

Fillimisht, pesë të burgosur shihen në një kafaz të mbyllur, teksa përmes një mjeti lëshohen në një pishinë.
Të burgosurit luten dhe bërtasin gjatë kohës kur lëshohen në ujë, ndërsa terroristët kanë përdorur kamera të shtrenjta për të filmuar ata edhe brenda në ujë. Përmes kamerave, ata sigurohen se asnjëri prej të burgosurve nuk është gjallë dhe më pas kafazi me trupat e pajetë tërhiqet në sipërfaqe.
Video, që është ndarë në tre pjesë, tregon një tjetër moment kur disa të burgosur mbyllen në një makinë “Opel”, ndërsa njëri prej terroristëve gjuan në drejtim të makinës me një bazukë.
Kamerat e cilësisë HD tregojnë me detaje secilin prej ekzekutimeve, ndërsa terroristët kanë përfshirë edhe disa rrëfime të të burgosurve për, siç i kanë quajtur ata, mëkatet e tyre.
Mënyra e tretë e ekzekutimit bëhet duke lidhur shtatë të burgosur në qafë me litarë që janë mbushur me lëndë plasëse.
