Maqedoni
Parashikimi i motit
12.11.2026 08:40
Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell...

Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha të herëpashershme me diell. Kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 17 deri në 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull në mëngjes. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.
