Turneu i boksit “Gongu i Artë”, 70 boksierë në kërkim të trofeut prestigjioz

12.11.2026 12:35

Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe me traditë më të gjatë në vend, “Gongu i Artë”...

Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe me traditë më të gjatë në vend, “Gongu i Artë”, këtë fundjavë në Shkup, do ta zhvillojë edicionin e tij të 55-të, jubilar. Për pjesëmarrje në turneun e sivjetmë janë paraqitur 70 boksierë nga 17 shtete, ndërsa vendi do të ketë për herë të parë një numër më të vogël të pjesëmarrësve.
 
“Katër boksierë vendorë do të paraqiten dhe sivjet kemi dhe një përfaqësues të vajzave dhe do të shohim se sa e kemi ecur boksin përpara. Cilësia do të jetë në nivelin e Kampionatit Evropian. Vjen Bjellorusia, Ukraina, na vjen Rumania, Hungaria, Austria, Shqipëria, Kroacia dhe Serbia. Megjithatë, konkurrenca do të jetë shumë, shumë e mirë. Do kemi një boks shumë cilësor dhe shpresoj se dashamirët e boksit do vijnë t’na vizitojnë dhe të kënaqen në këtë edicion të Gongut të Artë.”, u shpreh Kristian Andreevski, kryetar i FBM-së.
 
Fituesi aktual i “Gongut të Artë”, Alen Rustemovski, nuk do të mbrojë këtë titull pasi në kohën e njëjtë do të marrë pjesë në Evropianin e U-23 që do të mbahet në Poreç të Kroacisë. Programi i sivjetmë nis të premten me luftërat çerekfinale, ndërsa finalet do të zhvillohen të dielën nga ora 17:00. Të gjitha luftërat do të zhvillohen në palestrën “Rasadnik” në Shkup.