Basketbollistet e Maqedonisë mposhten nga Rumania
12.11.2026 12:39
Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë në basketboll pësoi humbje në ndeshjen si mysafire ndaj Rumanisë...

Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë në basketboll pësoi humbje në ndeshjen si mysafire ndaj Rumanisë, me rezultat 73-52, në kuadër të ndeshjes së parë parakualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2029. Përfaqësuesja jonë kombëtare u paraqit me një ekip të rinovuar, ndaj humbja ishte e pritshme. Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se pas fillimit të dobët dhe vetëm katër pikëve të shënuara në çerekun e parë, vajzat tona arritën të reagojnë dhe të tregojnë lojë në nivel më të lartë.
Çereku i parë përfundoi me rezultat 21-4, duke paralajmëruar edhe rrjedhën e mëtejshme të kësaj ndeshjeje. Pjesa më e mirë e paraqitjes së Maqedonisë ishte çereku i tretë, të cilin arriti ta fitojë me rezultat 21-10, duke dëshmuar se mund të jetë konkurruese.
Dimova ishte shënuesja më e mirë e Maqedonisë me 11 pikë, ndërsa pas saj u rendit Adamovska me 10 pikë. Më 14 nëntor (e shtunë), Maqedonia do të zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi. Në Qendrën Sportive “Xhekson” në Shtip, me fillim nga ora 18:00, përfaqësuesja jonë do të mirëpresë Estoninë.
