NBA, Bostoni me përmbysje mposht Toronton

12.11.2026 12:40

Basketbollistët e Bostonit fituan në transfertë ndaj Torontos me rezultat 98-93...

Basketbollistët e Bostonit fituan në transfertë ndaj Torontos me rezultat 98-93, duke përmbysur një disavantazh prej 22 pikësh dhe kështu duke regjistruar fitoren e pestë radhazi. Xhejson Tejtum ishte më i spikatur te Seltiksat me 24 pikë. Ai realizoi edhe gjuajtjet e lira për barazimin dhe kalimin në epërsi, 25.2 sekonda para përfundimit të ndeshjes. Derik Uajt kontribuoi me 19 pikë për Bostonin. Në ekipin vendas, më të dalluarit ishin Xhakobi Uolter me 17 pikë dhe Alen Grejvs me 13 pikë. Toronto tani ka bilancin prej pesë fitoresh dhe gjashtë humbjesh. 
 
Fitore si mysafirë regjistruan edhe Los Anxhelos Lejkersat, të cilët mposhtën Miluokin me rezultat 123-112. Indiana ndërpreu serinë prej dy humbjesh, pasi triumfoi ndaj Uashingtonit me rezultat 114-101. 
 
Ndërkohë, Nju Orleans Pelikans pësuan humbje në parketin e tyre, në palestrën “Smoothie King Center”, ku Bruklin Netsat i mposhtën bindshëm me rezultat 145-111. Klivlend Kavalirs fituan në Nju Jork ndaj Nju Jork Niks me rezultat 115-107.