Andrejeva mposht Sabalenkën dhe siguron gjysmëfinalen në turneun final të WTA-së
12.11.2026 12:42
Tenistja ruse Mirra Andrejeva është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut final të WTA-së në Indian Uells...

Tenistja ruse Mirra Andrejeva është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut final të WTA-së në Indian Uells, pas fitores bindëse ndaj bjelloruses Arina Sabalenka me rezultat 6-4, 6-0. Andrejeva, e cila këtë vit ka fituar tre tituj, përfshirë edhe titullin e saj të parë Grand Slam në Roland Garros, po debuton në turneun final të WTA-së. Ajo është gjithashtu tenistja e pestë adoleshente që arrin në gjysmëfinale që nga viti 2003, kur u vendos formati aktual i garës me grupe. Para saj këtë sukses e kanë arritur Sharapova, Ivanoviq, Vozniacki dhe Gauf. Pavarësisht humbjes, Sabalenka ende ka gjasa për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.
Ajo dhe tenistja ukrainase Elina Svitolina do të luftojnë të premten për vendin e dytë në gjysmëfinale. Svitolina, me përmbysje të rezultatit, arriti të fitojë Karolina Muchovën me rezultat 3-6, 6-2, 6-2. Sabalenka ka fituar gjashtë nga shtatë përballjet e deritanishme direkte ndaj ukrainases. Svitolina e ka fituar turneun final të WTA-së në vitin 2018, por në këtë garë prestigjioze nuk ka marrë pjesë që nga viti 2019. Pas humbjes së dytë në fazën e grupeve, Muchova ka humbur të gjitha gjasat për t'u kualifikuar në gjysmëfinale.
