Maqedoni

VLEN: Kërkojmë dorëheqjen e Ahmetit!

12.11.2026 12:47

VLEN ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dhe tërheqjen e tij nga politika....

Në një konferencë për media, Blerim Sejdiu renditi gjashtë çështje për të cilat kërkoi përgjegjësi politike nga BDI-ja, përfshirë Alta Bankën, projektin e Daka Davidoviqit në Tetovë, hyrjen e MTEL-it në tregun vendor, Ballkanin e Hapur, tenderin e Lotarisë Shtetërore dhe takimet me funksionarë serbë gjatë mandatit të Bujar Osmanit.
 
Lidhur me Alta Bankën, Sejdiu pretendoi se ministrat e BDI-së kanë mbështetur vendime qeveritare që mundësuan bashkëpunimin afarist me bankën nga Beogradi.
 
“Sa dëshmi të tjera nevojiten që Ali Ahmeti të marrë përgjegjësi?”, deklaroi Sejdiu, duke kërkuar që Ahmeti të largohet nga drejtimi i BDI-së.