Maqedoni

PThPNKOK, Vasileva paralajmëron luftë efikase kundër korrupsionit

12.11.2026 14:41

Vasileva tha se prioritetet e saj kryesore do të jenë ndjekja efikase penale, puna me rezultate konkrete dhe shfrytëzimi maksimal i burimeve në dispozicion....

Iskra Haxhi Vasileva, drejtuesja e re e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas dhënies së deklaratës solemne para Këshillit të Prokurorëve paralajmëron ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në lëndët me interes publik. Vasileva tha se prioritetet e saj kryesore do të jenë ndjekja efikase penale, puna me rezultate konkrete dhe shfrytëzimi maksimal i burimeve në dispozicion. E pyetur se marrja e detyrës vjen në një moment kur Komisioni Evropian nuk ka evidentuar përparim në luftën kundër korrupsionit, Vasileva tha se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart kjo pozitë.
 
“Do të përpiqemi të ofrojmë ndjekje penale më efikase dhe të drejtpërdrejtë aty ku është më e nevojshme, nëse mund të shprehem kështu, në lëndë dhe në çështje që prekin vërtet interesin publik dhe që janë në interes të të gjithë neve, qytetarëve dhe shoqërisë.”, - deklaroi prokurorja për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva.
 
Haxhi Vasileva u zgjodh në krye të kësaj Prokurorie në zgjedhjet e mbajtura më 28 tetor të këtij viti.
 
FLORIJE KAMBERI