Maqedoni
Klinika stomatologjike në Shkup me kushte më moderne për pacientët
12.11.2026 15:31
Në Qendrën Klinike Stomatologjike "Shën Pantelejmoni" në Shkup...

Në Qendrën Klinike Stomatologjike "Shën Pantelejmoni" në Shkup, mbi 40 milionë denarë janë investuar gjatë viteve 2025 dhe 2026 për blerjen e pajisjeve të reja dhe përmirësimin e kushteve për pacientët dhe punonjësit, njoftoi ministri i Shëndetësisë , Sasho Klekovski. Sipas tij, investimet u realizuan me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, si dhe me menaxhimin e duhur të klinikës.
“Ndër përmirësimet e rëndësishme është rinovimi i klinikës dentare për anestezi të përgjithshme, e destinuar për fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, fëmijë që nuk mund të bashkëpunojnë gjatë ndërhyrjeve dhe pacientë me frikë të theksuar nga trajtimi dentar. Kjo klinikë trajton pacientë nga e gjithë vendi, dhe hapi tjetër është decentralizimi i shërbimit në mënyrë që trajtimet të jenë më të arritshme dhe më afër pacientëve. Për të caktuar një takim, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 075 435 445, gjatë ditëve të javës nga ora 08:00 deri në 14:00.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.
“I gjithë ky investim është me qëllim të përmirësimit të kushteve në klinikën tonë dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët tanë. Me këtë rast do ta veçoja Ordinancën e Anestezisë së Përgjithshme dhe Reanimacionit që ekziston shumë vite dhe këtë herë e kompletuam dhe e rinovuam me mjete të reja.”, - theksoi drejtoresha e Klinikës Stomatologjike, Julijana Nikollovska.
Fondacioni "Dr. Verica Mehanxhiska" dhe kompania "Zegin" dhuruan pajisje me vlerë rreth 800.000 denarë. Klekovski theksoi se bashkëpunimi midis institucioneve publike shëndetësore, sektorit të biznesit dhe atij civil kontribuon në shërbime më të mira shëndetësore dhe kujdes më të madh për pacientët.
VLORA LATIFI TOPOJANI
