Maqedoni
Banka ALTA, VLEN: Ahmeti ka marrë kredi nga Banka ALTA
13.11.2026 15:44
Partia në pushtet, VLEN, pretendon se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes krushkut të tij ka marrë kredi prej 5 milionë eurove nga Banka ALTA - Beograd....

Partia në pushtet, VLEN, pretendon se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes krushkut të tij ka marrë kredi prej 5 milionë eurove nga Banka ALTA - Beograd. Sipas këtij subjekti politik, kjo ka ndodhur pikërisht në kohën kur një bankë nga Serbia kërkonte mënyrë për të hyrë në tregun e vendit tonë, si dhe për të blerë Bankën Ekonomike - Manastir. Pyesin nëse nga shuma 5 milionëshe, Davor Macura në të vërtetë ka paguar mbështetjen politike për të marrë vizë hyrëse në ssitemin bankar të RMV-së. Detajet më të hollësishme VLEN-i thotë se do t’i pubikojë në konferencën e ardhshme për shtyp.
“Më 9 qershor 2025 pikërisht në kohën kur po përgatitej hyrja e bankës serbe ALTA në Maqedoninë e Veriut, një kompani ku bashkëpronar pikërisht është “AS Senjak” në pronësi të krushkut të Ali Ahmetit, merr një kredi prej 5 milionë eurosh, drejtpërdrejt nga selia qendrore e Bankës ALTA në Beograd. Publikisht e pyesim Ali Ahmetin dhe udhëheqësinë e BDI-së: Sipas cilës logjikë ekonomike dhe për çfarë meritash banka e Davor Macurës nga Beogradi i jep 5 milionë euro kapital të freskët një kompanie të lidhur drejpërdrejt me familjen e Ahmetit.”, - deklaroi Zeqirija Tairi nga VLEN.
Fati i Bankës ALTA ShA Manastir, Mickoski: Përpjekje për gjetjen e një pronari te ri
Ndërkohë kryeministri Mickoski thotë se për Bankën Ekomonike - Manastir po kërkohet një pronar i ri, dhe se s’do të realizohet ëndrra e LSDM-së për të krijuar makthe ndër popull.
“Jam i vetëdijshëm se, në rastin e tyre, Frojdi është në veprim edhe kur ata ëndërrojnë dhe ata përpiqen t’i projektojnë këto makthe të tyre te qytetarët. Megjithatë, kam një ndjesi, dhe shpesh u besoj ndjesive të mia, se ëndrra e tyre nuk do të bëhet realitet; pra, nuk do të realizohet në botën reale, kur njerëzit janë zgjuar. Kam besim se përpjekjet tona të vazhdueshme, si dhe arritjet tona gjatë periudhës së fundit, do të çojnë në gjetjen e një pronari të ri për Bankën Ekonomike - Manastir dhe se gjithçka do të zhvillohet pikërisht ashtu siç duhet.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
LSDM: Vutë në rrezik fondet e qytetareve
LSDM-ja me pohim se Hristijan Mickoski është në një gjendje paniku lidhur me Bankën Alta dhe se për ta heshtur opozitën, po përdor metodën e Vuçiqit.
“Skandali ka shpërthyer, duke konfirmuar rolin e tij në sjelljen e operacionit të pastrimit të parave të Vuçiqit në Maqedoni, së bashku me Trajko Sllaveskin. Ata sollën Bankën Alta, duke vënë në rrezik fondet e qytetarëve dhe të të gjithë sistemin bankar. Tani, nga frika se do t'u kërkohet llogari, Hristijan Mickoski po përdor të njëjtën skenar që zbaton shefi i tij, Aleksandar Vuçiq, në Serbi, duke u përpjekur të heshtë opozitën.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
