Botë

Bobby Jindal, kandidati republikan i radhës për president në SHBA

24.06.2015 21:22

Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal, ka lajmëruar kandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një postimi në Twitter ditën e mërkurë...

Jindal është republikani i 13 që hyn në garë për presidencialet.
 
Fushatën e tij ai do e nisë në Nju Orlins, por shumë specialistë thonë se Jindal nuk ka asnjë shans për fitore.
 
44-vjeçari konsiderohej si një politikan me shumë të ardhme në Partinë Republikane.
 
Ai është guvernatori i parë me origjinë indiane i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.