Autostrada Kërçovë-Ohër, pjesa më e vështirë hapet në dhjetor

14.11.2026 17:41

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër...

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër po hyn në fazën e tij përfundimtare. Dy tubat e tunelit janë shpuar, katër galeritë, urat dhe viaduktet janë përfunduar, dhe pjesa më e vështirë nga Izvori në Vrbjani pritet të hapet për trafik në dhjetor. Testet e sigurisë së tuneleve janë duke u zhvilluar, kështu u shpreh Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.

Sipas këtij të fundit Ministria e Transportit siguron se afati për përfundimin e plotë të autostradës deri në fund të majit 2027 mbetet në fuqi, sepse janë të kënaqur me dinamikën e realizimit të këtij projekti madhor.

“Nga pikëpamja e ndërtimit, e gjithë puna është përfunduar. Ajo që po bëjmë aktualisht është zbatimi i direktivës më të fundit evropiane për sigurinë në trafik, veçanërisht në tunele, kështu që po kryhen të gjitha testet e nevojshme në mënyrë që të kemi nivelin më të lartë të sigurisë brenda tunelit" – tha Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Këto deklarime të Nikolloskit u bënë nga qyteti i Ohrit, aty ku i njëjti vizitoi aeroportin e këtij qyteti, sipas tij pas modernizimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të këtij aeroporti, pritet që të rritet numri i fluturimeve të reja çarter dhe turistëve jashtë sezonit.

“Ajo që ishte parashikuar për vitin 2030, ne tashmë po e arrijmë në vitin 2026 dhe do të vazhdojmë të rritemi në periudhën në vijim. Mendoj se jemi afër disa tureve të mëdha me çarter që do të nënkuptonin të paktën dy aeroplanë në ditë me turistë jashtë sezonit” – u shpreh Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

Autostrada Ohër-Kërçovë dhe aeroporti i modernizuar përfaqësojnë dy shtylla kryesore të infrastrukturës që pritet të përshpejtojnë zhvillimin turistik dhe ekonomik të rajonit. (Fitim Kryeziu, TVM2)