Skandali i Alta Bankës, VLEN dhe VMRO-DPMNE akuzojnë BDI-në dhe LSDM-në

14.11.2026 17:48

Kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat e partive politike...

Kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat e partive politike në lidhje me ALTA Bankën, nga partia VLEN kanë publikuar dëshmi të reja në lidhje me skandalin në fjalë.

Sipas Astrit Isenit nga VLEN,  krushku i Ali Ahmetit ka qenë i përzier në këtë skemë, ku i njejti sipas VLEN vetëm pak kohë para se të futet ALTA Banka në Maqedoni, kishte blerë aksione në Stopanska Banka Manastir, edhe atë me kredi pikërisht nga ALTA Bankë.

“Në tetor të vitit 2024 kompania nga Kërçova ‘AS-SENJAK’, në pronësi të Serafedin Arifit, krushkut të Ahmetit hynë pa pritur në sistemin bankar dhe blen një pako të konsiderueshme të aksioneve në ‘Stopanka Bankën’ e Manastirit. Në Qershor të vitit 2025 Kompania e tyre e lidhur merë kredinë prej 5 milion eurosh nga Alta Banka në Beograd, dhe vetëm tre muaj më vonë me 17 shtator 2025, ndodhi akti përfundimtarë.

Kompania AS Senjak e krishkut të Ahmetit zyrtarishtë ja shet aksionet e saja në Bankën e Manastirit pikërisht Davor Macurës dhe Alta Bankës.” – tha Astrit Iseni nga VLEN.

Me të njëjtat akuza në drejtim të BDI-së kanë dalë edhe nga VMRO-DPMNE.

“Kompania ‘AS Senjak’ në pronësi të dhëndrit të Ahmetit, është kompania që merr një kredi prej 5 milionë eurosh nga ‘Alta Banka’ Serbia, dhe kjo kompani njihet edhe në Maqedoni si kompani partnere e Drin Ahmetit, nipit të Ali Ahmetit, në blerjen e Soravias. Në të gjithë këtë proces, ndërsa LSD vepron si vëzhgues. Filipçe dhe LSD duhet të deklarojnë qartë, kur hapën çështjen në seancën e qeverisë, a ishte Davor Macura kriminel? A kishte ‘Alta Banka’ kapital të dyshimtë atëherë? Pse heshtën për bashkëpunimin e BDI-së me Macurën dhe Alta Bankën?” – u shpreh  Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE.

BDI mohon akuzat, LSDM reagon

Ndërsa BDI mohon çdo lidhje me këto veprime.

“Po ‘Alta Banka’ në RMV hyri pasi u themelua kjo Qeverisje në vitin 2024, konkretisht të gjitha vendimet e të gjitha institucioneve për hyrjen e ‘Alta Bankës’ në Maqedoni, mbajnë vulën e përfaqësuesve të VLEN-it dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së. Po e marrim me rradhë, pra në vitin 2025, konkretisht 1 shtatorë të vitit 2025, Guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, Trajko Sllavevski, ja hap rrugën, pra jep pëlqim që ‘Alta Banka’, që të blejë Stopanska Bankan e Manastirit” – u shpreh Arbër Ademi nga rradhët e BDI-së.   

Por në këto akuza ndaj LSDM-së, nga kjo e fundit reaguan, duke theksuar se VMRO-DPMNE dhe Mickovski po bëjnë presion ndaj opozitës njëjtë sikurse ka bërë Aleksandar Vuçiç në Serbi. 

“Hristijan Mickovski është në një panik total për ‘Alta Bankën’. Ai dhe Trajko Slaveski sollën ‘Alta Bankën’ në Maqedoni, rrezikuan paratë e qytetarëve, rrezikuan sistemin bankar. Tani ai ka frikë nga llogaritë, transaksionet dhe e vërteta për ‘Alta Bankën’, bankën e shefit të tij, Vuçiç. Tani, nga frika e përgjegjësisë, Hristijan Mickovski po ndjek të njëjtin model të shefit të tij, Aleksandar Vuçiç, dhe atë që bëri në Serbi, ai dëshiron ta heshtë opozitën. Mickovski fillimisht akuzoi LSDM-në për përhapjen e histerisë, edhe pse ai dhe Slaveski e krijuan histerinë. Ky është i njëjti model i Vuçiçit, kërcënime, presion dhe një përpjekje për ta heshtur opozitën” – deklaroi Natasha Popoviç nga LSDM.

Por nga BDI kanë theksuar se nuk përjashtohet mundësia që shqiptarë të kenë pasur aksione në ‘Stopanska Banka’ në Manastir, por BDI nuk ka kurfarë lidhje me të njëjtit. (Fitim Kryeziu, TVM2)