Botë
Holanda, Malejzia dhe tre vende të tjera kërkojnë gjykatë speciale për fatkeqësinë e aeroplanit në Ukrainë
24.06.2015 21:38
Holanda, Malejzia dhe tre vende të tjera do t'i propozojnë OKB-së të formojë gjykatë ndërkombëtare...

Holanda, Malejzia dhe tre vende të tjera do t'i propozojnë OKB-së të formojë gjykatë ndërkombëtare, e cila do të jeët kompetente për përgjegjësit për fatkeqësinë e aeroplanit malejzian, i cili u rrëzua vititn a kaluar në pjesën lindore të ukrainës.
Malejzia, e cila për momentin ndodhet në Këshillin e Sigurimit të KB-së so anëtare jo e përhershme, planifikon të parashtrojë propozim-rezolutë lidhur me këtë çështje me rastin e përvjetorit të parë të tragjedisë, që ndodhi më 17 korrik të vitit të kaluar.
Dy të tretat e udhëtarëve nëa eroplan ishin holandezë. Grupi nga vendet, të cilat zhvillojnë hetim për këtë fatkeqësi (Australi, Belgjikë, Malejzi, Holandë dhe Ukrainë) u tubuan javën e kaluar në Nju-Jork për shkak të marrëveshjes për propozimin për tribunalin e posaçëm.
Ukraina dhe SHBA-ja pohojnë se aeroplani është rrëzuar nga raketa "tokë-ajër", e cila u ishte dërguar separatistëve nga ana e Moskës, përderisa Rusia nga ana e vet për fatkeqësinë e akuzon armatën ukrainase./mia
