Shqiptari Gruda shënon gol për Gjermaninë

14.11.2026 19:12

Debutim ëndrrash për Brajan Gruda...

Debutim ëndrrash për Brajan Gruda me fanellën e Gjermanisë. Talenti me origjinë shqiptare Brajan Gruda shënoi gol në ndeshjen  e tij zyrtar me kombëtaren A të Gjermanisë në fitoren 3-1 kundër Serbisë në Ligën e Kombeve.

22 vjeçari Gruda realizoi golin e tretë për Gjermaninë në minutën e 50-të të ndeshjes. Serbia, ndërkohë, e përfundoi ndeshjen me nëntë futbollistë dhe e pësoi humbjen e pestë radhazi në këtë garë.

Kështu pas Shkodran Mustafit na Gostivari, Gruda bëhet futbollisti i dytë shqiptar që luan për A përfaqësuesen gjermane. Mustafi me përfaqësuesen e këtij vendi luajti në botërorin e 2014-tës dhe evropianin e dy viteve më vonë.

Gjermania do të kërkojë fitoren ndaj Holandës të hënën për ta siguruar kualifikimin në fazën e “play-offit”, ndërsa me këtë humbje Serbia, e konfirmoi rënien në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.