NBA, Indiana mposht kampionët
Basketbollistët e Indianës mposhtën New York Knicks...

Basketbollistët e Indianës mposhtën New York Knicks me rezultatin 106-104, në Indianapolis, në kuadër të Kupës NBA. Të gjithë basketbollistët e pesëshes së parë të Indianës realizuan pikë dyshifrore.
Më efikasët ishin Pascal Siakam me 19 pikë dhe Aaron Nesmith me 18. Kampionëve aktual nuk i’u ndihmuoi as nga basketbollisti më I spikatur i ndeshjes, Jalen Brunson, i cili realizoi 33 pikë dhe 11 asistime.
Në ndeshjet e tjera Cleveland Cavaliers, u mposhtën në transfertë nga Miami Heat me rezultatin 133-121. Një tjetër humbje të thellë pësuan edhe Neë Orleans Pelicans. Ata u mposhtën në shtëpi me rezultatin 142-111 nga Memphis Grizzlies. Houston Rockets fituan në parketin e tyre kundër Utah Jazz me rezultatin 125-118.
Ndërkohë, Oklahoma City Thunder u mposht në transfertë nga Los Angeles Clippers me rezultatin minimal 113-112.
