Zvicra siguron rikthimin në Ligën A

14.11.2026 19:21

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll...

Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll do të garojë në elitën e Ligës A në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve, pasi barazoi pa gola në Maribor kundër Sllovenisë.

Kjo ishte ndeshja e parë në grup në të cilën zviceranët nuk arritën të fitojnë, pasi në katër takimet paraprake kishin regjistruar po aq fitore.

Edhe në Maribor, Zvicra dominoi dhe sulmoi vazhdimisht, por nuk arriti ta konkretizojë epërsinë në lojë me gol. Në tabelën e grupit, Zvicra ka pesë pikë më shumë se Sllovenia, e cila ndërkohë ka një pikë më shumë se Skocia, që renditet e treta.

Ngjitjen në Ligën B e ka siguruar Sllovakia, e cila në fushën e saj barazoi 2:2 me Ishujt Faroe. Një xhiro para përfundimit të garave, sllovakët kanë katër pikë më shumë se Moldavia. Ndërkohë, Ishujt Faroe vazhduan traditën e tyre interesante. Në pesë paraqitje kanë regjistruar pesë barazime.

Me golat e Davidsenit nga penalltia në minutën e 30-të dhe Samuelsenit në minutën e 48-të, Ishujt Faroe kishin epërsi 2:1 deri në minutën e 74-të, kur Haraslin realizoi për rezultatin përfundimtar 2:2.

Në Grupin 4 të Ligës C, fitore bindëse shënoi Islanda në transfertë kundër Bullgarisë, duke triumfuar me rezultatin 5:0. Lojtari më i mirë i takimit ishte Gudjohnsen, i cili realizoi het-trik.

Islanda kryeson grupin me 11 pikë, dy më shumë se Estonia që renditet në vendin e dytë.