Holanda shënon shtatë gola në fitoren ndaj Greqisë
Përfaqësuesja e Holandës në futboll...

Përfaqësuesja e Holandës në futboll shënoi fitore bindëse 7-0 ndaj Greqisë, në ndeshjen e zhvilluar në Amsterdam, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit 2 në Ligën A të Kombeve.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Tijjani Reijnders, i cili realizoi tre gola, në minutat 12, 18 dhe 33. Dy gola të tjerë për holandezët i shënoi Jurrien Timber, në minutat 40 dhe 59. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Crysencio Summerville, në minutën e gjashtë, dhe Donyell Malen, në minutën e 61-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermania mposhti Serbinë në Beograd me rezultatin 3-1. Holanda është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale. Ajo kryeson tabelën me 11 pikë, ndërsa Greqia renditet e dyta me 8 pikë. Me po aq pikë është edhe Gjermania, kurse Serbia mban vendin e katërt pa asnjë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Holanda të hënën do të luajë në transfertë kundër Gjermanisë, ndërsa Serbia do të jetë mysafire e Greqisë.
