Ronaldinho të dielën debuton me Ravenën
14.11.2026 19:25
Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho...

Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho bëhet gati të rikthehet në fushë, njëmbëdhjetë vjet pas tërheqjes së tij nga futbolli. Braziliani, i cili më parë ka luajtur për Barcelonën dhe Milanin, mbërriti në aeroportin e Forlìt rreth orës 15:00, duke ardhur nga Barcelona.
Ai u prit nga Lorenzo Tonetti, ndërlidhësi i klubit, dhe presidenti i Ravenës, Ignazio Cipriani.
Të dielën, në orën 17:30, Ronaldinho do të debutojë në stadiumin “Bruno Benelli”, në derbin kundër Forlìt.
“Ai do të hyjë në lojë në pjesën e dytë. Në çfarë pozicioni? Në sulm – do të jetë i lirë të gjejë hapësirën e tij, ashtu siç u takon kampionëve të kalibrit të tij,” – deklaroi për Sky trajneri i Ravenës, Andrea Mandorlini.
