Botë
SHBA, protesta për flamurin e Konfederatës, nxit racizmin
24.06.2015 21:54
Presioni sa vjen e shtohet për te eleminuar flamurin e Betejes së Konfederatës në Shtetet e Bashkuara...

Presioni sa vjen e shtohet për te eleminuar flamurin e Betejes së Konfederatës në Shtetet e Bashkuara, pasi ligjvënësit e Karolinës së Jugut kërkuan heqjen e tij nga ndërtesat publike.
Flamuri konsiderohet si simbol i skllaverisë dhe racizmit, ndërsa të tjerë thonë se eshte pjese e trashëgimisë dhe historisë.
Debati për heqjen e tij u zgjua pas vrasjes së nëntë personave afro-amerikanë brenda një kishe në Carleston, në Karolinën e Jugut, javën e kaluar.
