Kuçi: Dikur lavdëroheshim se kishim fuqinë punëtore më të lirë, por tani rrezikojmë të mbetemi pa të

14.11.2026 20:38

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Menderes Kuçi, ka kritikuar qasjen që për vite me radhë e ka pasur biznesi karshi fuqisë punëtore.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Menderes Kuçi, ka kritikuar qasjen që për vite me radhë e ka pasur biznesi karshi fuqisë punëtore.

Duke folur në emisionin "Pas Numrave" në TVM2, Kuçi tha se vazhdimisht ka kundërshtuar këtë mënyrë të promovimit të vendit, pasi sipas tij, fuqia punëtore nuk duhet të shihet vetëm si një resurs i lirë.

Ai theksoi se kishte paralajmëruar se një ditë vendi do të përballej me pasojat e kësaj qasjeje dhe se nuk do të kishte më të njëjtën sasi dhe cilësi të punëtorëve që kishte më parë.

Kuçi gjithashtu nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit, duke theksuar se pa zhvillimin e shtetit, nuk mund të ketë as zhvillim të kompanive.

Sipas tij, zhvillimi i bizneseve nuk mund të shihet i ndarë nga zhvillimi i shtetit dhe krijimi i kushteve për një ekonomi të qëndrueshme.