Andrejeva dhe Svitolina në finalen e Indian Wells

15.11.2026 12:16

Tenistja ruse Andrejeva dhe ukrainasja Svitolina, do të luajnë për titullin e kampiones në turneun përmbyllës të WTA-së, që po mbahen në Indian Wells. Në këtë turne morrën pjesë vetëm tetë tenistet më të mira në renditjen botërore...

Tenistja ruse Mira Andrejeva dhe ukrainasja Elina Svitolina janë kualifikuar në finalen e turneut të madh WTA në Indian Wells. Andrejeva në gjysmëfinale e mposhti tenisten e pestë në renditjen botërore, Xhesika Pegulën, me rezultat 6-3 dhe 6-4, në një ndeshje që zgjati një orë e 25 minuta.

Tenistja e tretë në renditjen botërore, në katër ndeshjet e zhvilluara deri më tani në turneun përfundimtar nuk ka humbur asnjë set. Ajo ka fituar gjithsej 48 gejme, ndërsa ka humbur vetëm 18.

Andrejeva është finalistja më e re që nga viti 2004, kur këtë sukses e kishte arritur Maria Sharapova. Ajo gjithashtu u bë tenistja e tretë, pas Serena Uiliams dhe Chris Evert, që fiton katër ndeshjet e para në turneun përmbyllës të WTA-së pa humbur asnjë set.

Në finale, Andrejeva do të përballet me ukrainasen Elina Svitolina, e cila në gjysmëfinale triumfoi ndaj tenistes së tetë në renditjen botërore, Linda Noskova, me rezultat 6-2 dhe 6-1.