Parakualifikimet për “Euro 2029”, basketbollistet munden nga Estonia në Shtip

15.11.2026 12:24

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për femra e regjistroi humbjen e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara në kuadër të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”. Pas Rumanisë në transfertë, basketbollistet tani u mundën edhe në Shtip, kësaj radhe nga Estonia...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll për femra e regjistroi humbjen e dytë në ciklin e parakualifikimeve për Kampionatin Evropian 2029, pasi në Shtip u mposht nga Estonia me rezultat 51-86. Ndeshja praktikisht u vendos që në çerekun e parë, në të cilën përfaqësuesja e vendit sërish nuk arriti të luajë në nivelin e duhur, duke iu lejuar kundërshtareve të krijojë epërsi prej 23-9.

Në pushimin mes pjesëve rezultati ishte 30-49. As në çerekun e tretë basketbollistet vendase nuk arritën të përmirësojnë lojën, duke pësuar disavantazh prej 10-24 në këtë periudhë.

Dhjetë minutat e fundit shërbyen vetëm për të kontrolluar epërsinë nga ana e Estonisë. Jovana Petrushevska ishte më efikasja te Maqedonia me 11 pikë dhe pesë kërcime.

Tek Estonia, u dalluan Ana Gret Asi dhe Kadri-En Las, të cilat e përfunduan ndeshjen me nga 18 pikë. Për Maqedoninë kjo ishte humbja e dytë në ciklin e parakualifikimeve, pasi më herët kishte pësuar disfatë edhe në transfertën ndaj Rumanisë.