Parcela e zjarrfikësve Tetovë, LSH kundërshton studimin për parcelën

15.11.2026 15:22

LSH akuzon udhëheqësinë e Komunës së Tetovës...

LSH akuzon udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se po kushtëzon votimin e llogarisë përfundimtare të buxhetit dhe ndryshimin e emrave të rrugëve me miratimin e studimit të fizibilitetit për shitjen e parcelës së zjarrfikësve. 
 
Nga LSH pretendojnë se në këtë mënyrë shumica po ushtron presion për të siguruar miratimin e shitjes së pronës publike.
 
“Shumica dhe udhëheqësia aktuale e Komunës së Tetovës planifikon që studimin e fizibilitetit për shit-vjedhjen e parcelës së zjarrfikësve ta vendos në seancën e ardhëshme si pikë të parë të rendit të ditës dhe pas saj ti vendos llogarinë përfundimtare të buxhetit komunal dhe propozimin për ndryshimin e emrave të rrugëve.Kështu shumica dëshiron që të kushtëzojë opozitën, opinionin dhe gjithë qytetarët, që të lejohet shit-vjedhja e pronës publike dhe miliona eurove, para të qytetarëve si parakusht për të votuar dy pikat e tjera.” - tha Arlind Murtezani nga LSH.  
 
Kasami mohon se Komuna planifikon shitjen e pronës
 
Kryetari i Komunës së Tetovës në një prononcim të tij ditë më parë hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me parcelën e zjarrfikësve, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për shitje të pronës publike, por për një procedurë të rregullt ligjore. 
 
Sipas tij, opozita po e paraqet projektin si çështje problematike, ndërsa në debatin publik të organizuar nga Komuna nuk mori pjesë asnjë përfaqësues i saj.
 
“Ajo që fatkeqsisht po tetntohet te shitet si shitje e pronës publike tek zjarrfiksit nuk ka të bëje me shitjen e pronës publike, nuk është procedurë për shitje sepse procedura e shitjes së prones publike  shkon ose me formësim të pronës që i takon me të drejtë me ligj ose me shpallje publike d.m.th e para ështëprocedurë e rregullt e dyta ne nuk kemi bërë ndonjë shitje të tillë te zjarrfiksit pra them edhe një herë fatkeqësisht opozita mundohet të na sulmojë me diçka që ka të bëjë me zhvillimin. Ne kur e bëmë debatin publik fatkeqësisht asnjëri nga ata nuk erdhi nuk  u ballafaqua”. - u shpreh Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. 
 
Bilalli tha se për këtë hapsirë po kërkohet zgjidhja më e mirë, teksa shtoi se është i gatshëm që të pranojë opsionin më të mirë të zhvillimit të asaj hapësire. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)