Skandali me Alta Bankën, akuza të ndërsjella midis pushtetit dhe opozitës
15.11.2026 16:40
Partitë politike kanë vazhduar përplasjet...

Partitë politike kanë vazhduar përplasjet lidhur me çështjen e Alta Bankës, me akuza të ndërsjella për përgjegjësinë në shitjen e aksioneve shtetërore të Stopanska Bankës në Manastir. Saranda Imeri Stafai nga VLEN ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për shitjen e këtyre aksioneve, më 6 qershor 2023, është nënshkruar nga Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski, ndërsa aksionet më pas përfunduan te Davor Macura.
“Së pari Artan Grubi në prani të Fatmir Besimit, Bujar Osmanit dhe Kreshnik Bekteshit në Qeveri merr vendimin dhe më pas e nënshkruan atë duke I hapur rrugë nxjerrjes në shitje të aksioneve të kanfiskuara shtetërore në Stopanska Banka Manastir. Së dyti në lojë hynë krushku I Ali Ahmetit përmes kompanisë AS SENJAK I cili blen një pako të aksioneve në të njëjtën Stopanska Bankën Manastir. Së treti si aksionet shtetërore, ashtu edhe aksionet private të krushkut të Ali Ahmetit përfunduan në duart e Davor Macurës”.- deklaroi Saranda Imeri Stafai nga VLEN.
Kanë akuzuar edhe nga VMRO-DPMNE, sipas të cilëve, skema tanimë është e qartë se LSDM dhe BDI kishin përgatitur hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni.
“Filipçe dhe LSD të thonë nëse Macura ishte një kriminel me kapital të dyshimtë kur ata mundësuan hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni me BDI. Kompania e krushkut të Ahmetit, sipas informacionit të disponueshëm publikisht, zotëronte aksione në Stopanska Banka AD Bitola, të cilat më pas ia shitën Davor Macurës dhe Alta Bankës. Nëse sot, për Filipçen, Macura është një kriminel, dhe Alta Banka është një bankë me kapital të dyshimtë, pse në vitin 2023 kur BDI po zbatonte një hyrje në Maqedoni, LSD po bënte bujë?”.- u shpreh Valentin Manasievski nga LSDM.
Por Sipas Maja Serafimovska -Borozan nga LSDM, derisa Davor Macura është në paraburgim në Serbi për nxjerrjen e gati 400 milionë eurove dhe dyshimet për shtypjen e kartëmonedhave false prej 500 eurosh, në Maqedoni VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski po mbrojnë Alta Bankën.
“Vendimi i 6 qershorit 2023 është vetëm një procedurë e rregullt ligjore sipas ligjit për menaxhimin e pronës së konfiskuar, një pëlqim formal për Agjencinë për Menaxhimin e pronës së sekuestruar për të shitur aksionet e sekuestruara në mënyrë që të marrë para në buxhet. Pëlqime identike u dhanë në të njëjtën ditë për aksionet e tjera të sekuestruara. Këto aksione nuk u shitën fare gjatë mandatit të LSDM-së. Alta Banka nuk ishte e pranishme në shtet në atë kohë. Hyrja e Alta Banka serbe dhe marrja në kontroll e Stopanska Banka ndodhi në vjeshtën e vitit 2025 me vendim të Mickoskit dhe qeverisë së tij”.- tha Maja Serafimovska - Borozan nga LSDM.
Nga BDI kanë theksuar edhe njëher se vendimi për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni është sjellë gjatë vitit 2025 ku në Qeveri ishin VLEN dhe VMRO-DPMNE.(Fitim Kryeziu, TVM2)
