Detyrimi për sezonin dimëror, gjobë 45 euro për shoferët pa pajisje dimërore

15.11.2026 16:48

Nga sot, shoferët në Maqedoninë e Veriut...

Nga sot, shoferët në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore gjatë qarkullimit në rrugë. Detyrimi vlen për të gjithë drejtuesit e automjeteve, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo jo. Mosrespektimi i kësaj mase parashihet të ndëshkohet me gjobë prej 45 eurosh.
 
Me afrimin e sezonit të dimrit, shoferët duhet të kontrollojnë nëse automjetet e tyre i plotësojnë kushtet për qarkullim në këtë periudhë. Pajisjet dimërore përfshijnë gomat e dimrit ose kombinimin e lejuar të gomave verore me zinxhirë për borë, sipas kushteve dhe dispozitave ligjore.
 
Qëllimi i kësaj mase është rritja e sigurisë në trafik, shmangia e rrëshqitjeve dhe zvogëlimi i rrezikut nga aksidentet gjatë kushteve të vështira atmosferike.
 
Qytetarët e anketuar ankohen për çmimet e larta sit ë gjobave ashtu edhe të gomave për vetura. Ata kërkojnë nga autoritetet që të ndërrmarin masa për të përballuar çmimet.
 
"Nuk i kam vendosur ende, duhet por si kam vendosur. Nuk jemi përgaditur se nuk na lejon standardi, gomat janë shtrejtë për shkaqe ekonomike krizë është me një rrogë nuk ia dilet."
"I kam edhe gomat edhe zinxhirat shumë është 45 euro dënimi për në Shkup a jashtë bën."
"Po i kemi bërë gati krejt se janë dënimet e mëdha nuk e di duhet të ulen."
"I lartë është, po jemi pajisur, duhet t’i kemi ato." - thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2. 
 
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që të mos presin reshjet e para të borës për t'u pajisur me goma dimërore dhe pajisjet e nevojshme. Përveç shmangies së gjobave, respektimi i këtij detyrimi është i rëndësishëm për sigurinë e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.(Vlora Latifi - Topojani, TVM2)