Liga e Kombeve drejt fundit, përcaktohen renditjet dhe fatet e përfaqësueseve
Edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, po i afrohet fundi dhe tani përfaqësueseve po iu vendosi fati jo vetëm për edicionin e ardhshëm të këtyre garave, por edhe për shortin për “EURO 2028”...

Maqedonia të hënën do të përballet me Slloveninë në Shkup dhe me këtë do të përmbyll fazën e garave të grupe të edicionit të Ligës së Kombeve në segmentin B. Pas kësaj pasojnë përballjet në Ligën A, si dhe ato për mbetje dhe kualifikim në një rang më të lartë në segmented A, B dhe C.
Pas pesë xhirove Zvicra kryeson me 13 pikë e kryeson renmditjen e Grupit B1 dhe tani më ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën A, në edicionin e ardhshëm.
Sllovenia ka 8 pikë, ndërsa Skocia 7 dhe të dyja përfaqësueset shpresojnë për një vend në plej of. Maqedonia në pes ndeshje nuk ka fituar asnjë pikë dhe ka shënuar vetëm 1 gol edhe atë pas 844 minutave.
Në segmentin B, të Ligës së kombeve , përfaqësueset e para kualifikohet në Ligën A, ndërsa ato të dytat në renditje do të luajnë “play – off” për kualifikim një rang më lartë. Përfaqësueset e treta do mbeten në segmentin B dhe me këtë do përfundojnë garat në Ligën e Kombeve.
Përfaqësueset e vendeve të katërta nga Liga B, me përfaqësueset e dyta të Ligës C, do të luajnë balotazh për mbetje në Ligën B. Tani më siç dihet përfaqësueset që garojnë në Ligën A, dy më të mirat prej tyre nga çdo njëri grup, do të kualifikohet në ¼ e finales dhe do të luajnë për titullin e kampionit të cilin e mbron Portugalia.
Liga e Kombeve nga sezoni I ardhshëm 2028/2029, kalon në një sistem të ri të garave, me nga tri liga dhe jo me katër, në të cilat do ketë nga 18 përfaqësuese.
Sezoni është mjaft i rëndësishëm edhe për formimin e përbërjes së vazove për shortin eliminator për “Euro 2028”, ashtu që pritet që sezoni i Ligës së Kombeve të lidhet edhe me “play offin” për kualifikim në evropianin e ardhshëm.
