Seanca të dy komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe për çështje evropiane...

Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë dhe Propozim-ligji për shërbim publik të prokurorëve në lexim të dytë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Komisioni do ta shqyrtojë edhe raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e sigurimit, respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave tënjeriut në vitin 2014, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë, në lexim të dytë.
Anëtarët e Komisionit për çështje evropiane do të kenë debat publik me temën "Azili dhe legjislacioni evropian".
