Jolevski në takim të ministrave të vendeve nga misioni "Përkrahje vendosëse"
Në suaza të takimit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ministri Jolevski do të realizojë takime bilaterale me ministrat e Mbrojtjes të Gjeorgjisë dhe të Kanadasë...

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski sot në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në nivel të ministrave të mbrojtjes nga vendet të cilat marrin pjesë në misionin paqësor "Përkrahje vendosëse".
Në suaza të takimit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ministri Jolevski do të realizojë takime bilaterale me ministrat e Mbrojtjes të Gjeorgjisë dhe të Kanadasë.
Në takimin e ministrave të Mbrojtjes nga vendet të cilat marrin pjesë në misionin paqësor "Përkrahje vendosëse", i pari i llojit të tillë pritet të diskutohet për progresin e deritanishëm dhe traektorja e ardhshme e misionit paqësor "Përkrahje vendososëse".
