Shqipëria rikthehet në Ligën B
16.11.2026 13:45
Shqipëria ka arritur një fitore 2-0 përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupit C1 të Ligës së Kombeve....

Shqipëria ka arritur një fitore 2-0 përballë Bjellorusisë në ndeshjen e fundit të Grupit C1 të Ligës së Kombeve. Në minutën e 28-të ishte Manaj që me një veprim të zgjuar arriti të zhbllokohet nga mbrojtja kundërshtare dhe të godasë saktë, 1-0.
Në pjesën e dytë, për të vendosur fitoren në kasafortë, mendoi Hysaj që brenda zonës kundërshtare u tregua i saktë në goditje, 2-0.
Shqipëria e përfundon këtë fushatë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve në vendin e parë me 15 pikë, në 6 ndeshje të luajtura dhe siguron ngjitjen në Ligën B për edicionin e ardhshëm të kompeticionit. Pas saj renditen Bjellorusia me 10 pikë dhe po aq ka edhe Finlanda e vendit të tretë, ndërsa San Marino në vend të fundit me 0 pikë. Ky sukses e vendos gjithashtu Shqipërinë, në vazon e tretë për shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2028.
