Asllani: Arritëm objektivin
16.11.2026 13:46
Kristjan Asllani nuk e fshehu gëzimin pas fitores 2-0 të arritur përballë Bjellorusisë dhe vendit të parë të arritur në grup....

Kristjan Asllani nuk e fshehu gëzimin pas fitores 2-0 të arritur përballë Bjellorusisë dhe vendit të parë të arritur në grup.
“Vendi i parë në grup, ky ishte objektivi ynë. Në ditët e para, që kur ka ardhur trajneri na e ka thënë, e dinim edhe ne, kështu që jemi të lumtur. Ishte ëndrra jonë, të dilnim në vend të parë. Tani të shikojmë se çfarë do na presë përpara”, u shpreh Kristjan Asllani.
“Çfarë na tha trajneri në dhomat e zhveshjes? Jo, ishte i lumtur, u përshëndet me të gjithë lojtarët. Na falënderoi të gjithëve, ishte shumë i lumtur, sepse është normale pas atyre dy miqësoreve ku nuk luajtëm mirë. Sigurisht që çdo trajner do kohën e vet, tani edhe ne po kuptohemi në fushë dhe jemi shumë të lumtur”, shtoi Asllani.
