Për sot janë caktuar tre seanca kuvendore
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot duhet të debatojë për ligje dhe vendime të cilat janë në rend dite të tre seancave...

Në rend dite të seancës së 54-të mes tjerash, janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikale, në lexim të parë, Propozimin e ligjit për gjelbërim urbanistik, Propozim ligjin për ndryshimin e Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë si dhe kërkesën për dhënie trajtim autentik nënit 5-b paragrafi 2 nga Ligji për veprim me objektet e ndërtuara pa leje.
Në suaza të seancës së 43-të, megjithatë parlamentarët e Maqedonisë duhet ta shqyrtojnë raportin vjetor të Avokatit të Popullit për nivelin e sigurimit, respektimit, avancimit dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2014.
Në rend dite të seancës së 58-të, e cila është e treta që Kuvendi e ka caktuar për sot, është vetëm Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendësve të kryetarëve, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të komisioneve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
