Bruksel – Forumi i zgjerimit, ndryshimi i Kushtetutës, çështje problematike

16.11.2026 18:23

Kryeministri Hristijan Mickoski ka riaktualizuar...

Kryeministri Hristijan Mickoski ka riaktualizuar çështjen dypalëshe Shkup - Sofje. Në forumin e zgjerimit në Bruksel, kryeministri është shprehur se Maqedonia ishte ndër vendet e para në listën e zgjerimit të BE-së, por gjatë gjithë kohës merr kushte për anëtarësim e të cilat nuk kanë të bëjnë me reformat.

Sipas Mickoskit, kërkesa e fundit për ndryshime kushtetuese është problematike, pasi nuk ka garanci se është kërkesë e fundit.

“Nëse e ndryshojmë Kushtetutën vetëm se dikush dëshiron të ndryshojë identitetin tonë, atëherë sigurisht se kjo nuk lidhet me zgjerimin. Kjo do të rrezikojë kredibilitetin e procesit të zgjerimit. Më vjen keq që tingëlloj pesimist, por nuk jemi pesimist. Përkundrazi jemi aktiv dhe konstruktiv që të gjendet zgjidhje se si të tejkalohet kjo pengesë. Edhe pse frustrimi është i madh, megjithatë mbështetja për BE-në është e madhe. Mbi 70% e qytetarëve janë për anëtarësim në BE.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, përfshirja e anëtarëve të reja në BE e bën unionin më të fuqishëm. Von der Lejen e prerë se do të duhet të shfrytëzohet momenti për zgjerime të reja.

“Kemi dy propozime, dy qëllime. Para së gjithash të shfrytëzohet mundësia e integrimit më herët dhe të sigurohemi se rregullat tona të përbashkëta do të vazhdojnë të respektohen pas integrimit.”, - theksoi presidentja e KE-së, Ursula von der Lejen.

Sipas pjesëmarrjes në forum, qëllimi i BE-së është përfshirja në familjen evropiane të të gjithë qytetarëve, pjesë e kontinentit evropian. (Meral Ismaili, TVM2)