Osmani: Raporti i KB-së thotë se deri në vitin 2100 në Maqedoni do të mbeten 800 mijë banorë
Duke folur në emisionin “VERDICT” në TVM2, Osmani paralajmëroi se shqiptarët mund të preken edhe më shumë nga ky trend, veçanërisht ata që nuk kanë mundësi të pajisen me pasaporta të Bashkimit Evropian.

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka ngritur shqetësimin për rënien e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar një raporti të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit deri në vitin 2100 vendi mund të ketë vetëm rreth 800 mijë banorë.
Duke folur në emisionin “VERDICT” në TVM2, Osmani paralajmëroi se shqiptarët mund të preken edhe më shumë nga ky trend, veçanërisht ata që nuk kanë mundësi të pajisen me pasaporta të Bashkimit Evropian.
“Shqiptarët do të jenë në vështirësi më të madhe, do të ikin krejt. Çka na duhen neve politikat, punët këtu, nëse pas 20 viteve do të mbesim këtu 100 mijë vetë, 200 mijë vetë?”, deklaroi Osmani.
