Osmani në Verdict: Ballkani i hapur nuk ka lidhje me boten serbe në Maqedoni

16.11.2026 22:07

Nënkryetari i BDI-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë emisionit Verdict në TVM2 tha se iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk ka lidhje me botën serbe.

 

Nënkryetari i BDI-së dhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë emisionit Verdict në TVM2 tha se iniciativa e Ballkanit të Hapur nuk ka lidhje me botën serbe.

 

"Ballkani i Hapur është kundërthënës me Botën serbe, a e dini pse? Se në Ballkanin e Hapur janë shtete që janë të barabarta me njëra-tjetrën dhe i lehtësojnë procedurat administrative për qarkullim e ekonomisë. Bota serbe është ajo që ndodh këto dy viteve të fundit, blerjen e bankës, blerjen e kompanive më të mëdha që furnizojnë asetet strategjike të vendit, ndikimet politike, vendosjen e Stoilkoviqit zv kryeministër duke e ditur se është eksponentë i shërbimit serb dhe atij rus, kjo është bota serbe", ka deklaruar mes tjerash Bujar Osmani.