Minnesota triumfon në derbin e skuadrave më të mira
17.11.2026 13:59
. Terrence Shannon Jr. ishte lojtari kryesor i Timberwolves, duke realizuar 34 pikë, që përbëjnë edhe rekordin e tij personal në karrierë...

Përballja mes dy prej skuadrave më të mira të Konferencës Perëndimore, Minnesota Timberwolves dhe Portland Trail Blazers, përfundoi me fitoren e vendasve në Minneapolis, me rezultat 106-98. Terrence Shannon Jr. ishte lojtari kryesor i Timberwolves, duke realizuar 34 pikë, që përbëjnë edhe rekordin e tij personal në karrierë. Një kontribut të madh dha edhe Rudy Gobert, i cili krahas 18 pikëve regjistroi edhe 15 kërcime. Me këtë fitore, Minnesota renditet në vendin e katërt në Perëndim, me bilanc prej 10 fitoresh dhe katër humbjesh, ndërsa Portland gjendet në pozitën e gjashtë me nëntë fitore dhe katër humbje.
Në ndeshjet e tjera – Fitoren e pestë radhazi e regjistroi edhe Miami Heat, që mposhti Houston Rockets me rezultat 128-110. Memphis Grizzlies, në transfertë, mposhti Washington Wizards me rezultat 136-120. Phoenix Suns triumfuan ndaj Denver Nuggets me rezultat 117-105, duke regjistruar fitoren e parë si mysafirë në sezonin e ri të NBA-së. New Orleans Pelicans ishin më të mirë se Golden State Warriors, duke fituar me rezultat 115-94. Ndërkohë, Orlando Magic regjistroi fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti Boston Celtics me rezultat 115-105.
