Hokeistet amerikane mbrojnë titullin e kampiones së botës

17.11.2026 14:02

Përfaqësuesja e femrave të SHBA-së në hokej mbi akull ka mbrojtur titullin e kampiones së botës...

Përfaqësuesja e femrave të SHBA-së në hokej mbi akull ka mbrojtur titullin e kampiones së botës, pasi në finalen e zhvilluar në Herning mposhti rivalen e madhe, Kanadanë, me rezultat 6-2.
 
Nga dy gola për SHBA-në realizuan Hilary Knight dhe Kelly Pannek, ndërsa nga një gol shtuan Eden Lacey dhe Hayley Scamurra. Për përfaqësuesen kanadeze, të dy golat i shënoi Sarah Fillier.
 
Kështu, amerikanet arritën të fitojnë titullin e dytë të madh gjatë vitit 2026, pasi në muajin shkurt ishin shpallur edhe kampione olimpike. Medalja e bronztë i takoi Suedisë, e cila në ndeshjen për vendin e tretë mposhti Finlandën me rezultat 2-1.