Numërimi i votave në Tiranë kah fundi

25.06.2015 10:06

Kanë mbetur vetëm edhe kutitë e 15 qendrave të votimit në Tiranë, për t’u shpallur zyrtarisht fitues kandidati i së majtës, Erion Velijaj...

Deri tash janë numëruar 849 nga 856 qendra votimi. Diferenca është e thellë. Velijaj ka rreth 35 mijë vota më shumë se Halim Kosova i koalicionit të së djathtës.

Me përqindje, Velijaj ka marrë 53.63 për qind, për dallim prej Kosovës që ka vetëm 38.95 për qind.